Barcelona do të njoftojë nënshkrimin e Ilkay Gundogan javën e ardhshme, sipas Roger Torello i Mundo Deportivo.
Klubi është ende duke punuar për regjistrimin e gjermanit në La Liga. Megjithatë, ata tashmë i kanë dhënë lojtarit garancitë e nevojshme për këtë çështje.
Barça do të nënshkruajë me mesfushorin 32-vjeçar si lojtar i lirë. Ai do të ketë një klauzolë lirimi prej 500 milionë euro dhe një pagë bruto prej rreth 10 milionë euro në vit.
Mesfushori shënoi 11 gola dhe dha 7 asistime në 51 paraqitje për Manchester City sezonin e kaluar. /G.D abcnews.al/