Vjena kryeson listën e qyteteve më të këndshme për të jetuar për herë të katërt në pesë vjet, ndërsa protestat kundër reformës së pensioneve të Francës ndëshkojnë Parisin dhe Lionin, sipas një renditje vjetore të publikuar sot.
Kryeqyteti austriak mbetet në krye të renditjes së Economist Intelligence Unit, një institut kërkimor i lidhur me revistën The Economist.
Protestat për reformat e pensioneve në Francë bënë që qytetet e saj të bien në renditje, shpjegojnë autorët e studimit. Kështu Parisi ra nga vendi i 19-të në vitin 2022 në i 24-ti në 2023-ën, Lyon-i nga vendi 25-të në të 30-tën.
Londra zë vendin e 46-të në 2023, Nju Jorku i 69-ti.
Indeksi i EIU bazohet në 30 kritere cilësore dhe sasiore në fusha specifike: stabiliteti, sistemi shëndetësor, kultura, mjedisi, arsimi, infrastrukturë.
Kryeqyteti austriak ofron një kombinim pothuajse ideal në këto zona dhe nuk penalizohet përveç mungesës së eventeve të mëdha sportive.
Vendin e dytë e zë Kopenhaga.
Midis vendit të 3-të dhe të 9-të, ka qytete në Australi, Zvicër, Kanada, si dhe Osaka (Japoni) dhe Auckland (Zelanda e Re), të cilat së bashku zënë vendin e 10-të.
Në vitin 2023, në të gjitha qytetet e studiuara, indeksi mesatar i cilësisë së jetës arrin nivelin më të lartë në pesëmbëdhjetë vjet, veçanërisht në aspektin shëndetësor, arsimor dhe kulturor, pas përfundimit të masave kufizuese të lidhura me pandeminë.
Në të kundërt, rezultatet bien për stabilitetin në shumë qytete, veçanërisht në Evropë, për shkak të protestave që përjetuan.
Qytetet në Azi dhe Oqeani shohin rritjen më të madhe në një vit: Wellington (Zelanda e Re) ngrihet 35 vende, Hanoi (Vietnam) 20, Kuala Lumpur (Malajzi) 19.
Në vendet e mesme të renditjes mund të gjenden shumë qytete kineze.
Kievi, kryeqyteti i Ukrainës, kthehet në renditje në vitin 2023, por tani ka rënë në vendin e 165-të, ndërsa Damasku, kryeqyteti i Sirisë, mbetet që nga viti 2015 qyteti i botës i karakterizuar nga EIU si më i keqi për të jetuar.