Mbi 27 ore ne det, Eva Buzo nuk ja doli dot ta realizonte enderren e saj.
Sfiden per te pershkuar me not kanalin e Otrantos e ndërpreu rreth mesdites se te enjtes per shkak te problemeve shendetesore qe shfaqi gjate udhëtimit.
Nga kripa e tepert pesoi probleme me artikulimin ndersa pati edhe pickime nga kandilet e detit.
Nuk e pati te lehte por me not mundi te arrije deri ne Karaburun.
Ky eshte momenti kur mberrin ne Portin e Vlores dhe me ambulance transportohet ne me urgjence drejt spitalit te qytetit.
Mjeket thane se 35-vjeçarja ishte teper e lodhur, nuk mundi t`ju përgjigjej pyetjeve te tyre dhe do te vazhdoje te qendroje ne reanimacion.
Trajneri po ashtu tha se Buzo e ndërpreu udhëtimin per shkak te lodhjes.
35-vjeçarja shqiptare u nis te enjten ne mengjes nga Brindisi drejt Vlorës, duke arritur me not deri pranë Karaburunit.
Ajo ishte e lodhur, ka kaluar 25 ore ne det. Nuk ndodhi gje ne det. Tani eshte mire, ka bere disa kontrolle, por nuk ka probleme shendetesore.