Durrësi duket nuk po del dot me menaxhimin e mbetjeve jo vetëm në periferi, por edhe brenda në qytet. Plehrat digjen në çdo vend dhe koshat janë të tejmbushur.
Plehra që digjen në këtë mënyrë nuk gjenden në ndonjë periferi të harruar, por në mes të qytetit të Durrësit.
Kazanët janë tejmbushur. Mbeturinat hidhen kudo. Ajri është i ndotur dhe banorët kanë frikën e ndonjë epidemie.
Alarmante situata paraqitet pranë shkollave. Masivet e mbeturinave dhe era e rëndë shoqërojnë nxënësit në orët e mësimit.
Prindër thone se me këtë gjendje u përballen që në ditën e parë të shkollës.
E njëjta gjendje paraqitet në çdo rrugë dhe lagje te Durresit. Menaxhimi i mbetjeve që gjeneron bashkia mbetet një sfidë më vete. Aksionet e përditshme të pastrimit të ndërmarra që prej gushtit nga pushteti vendor nuk po sjellin shumë ndryshim.
Gazetar i ABC News, Durrës: Enkeleda Arapi