Studiuesja Evalda Paci ndan sekretet e ‘Mesharit’ të Buzukut: Jemi në gjurmët e qytetit ku është shtypur

schedule11:50 - 23 Qershor, 2023

schedule 11:50 - 23 Qershor, 2023

Studiuesja e teksteve të vjetra shqipe Evalda Pacika ndarë disa sekrete nga libri i parë shqip, ‘Meshari’ i Buzukut, i cili u zbulua 2 shekuj pas shkrimit të tij në Bibliotekën e Propaganda Fides, nga ipeshkvi Imzot Gjon Nikollë Kazazi.

Një libër i tillë, me një model të tillë ku janë ndërthurur disa tekste kishtare. Po të ishte dhe aq konkret do të ishte dhe më mirë për të gjithë ne. Vazhdojmë supozojmë dhe kemi studiues tej Adriatikut që na kanë ndihmuar shumë me indicie, me emra topografësh, me çështjet e shkronjave, tipeve të shkronjave që janë përdorur, por gjithmonë një hap i fundit mbetet për të konkretizuar tamam se ku është shtypur ky libër”, u shpreh ajo në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News.

Më tej, Pacika theksoi se studiuesit janë në gjurmët e zbulimit të vendit ku është shtypur ky libër dhe mendohet se është Venecia.

Thuhet që është prodhuar në Venecia, po ende nuk e kemi në mënyrë definitive. Ka indicie që vijnë e shtohen, i afrohen një studimi shumë të shumëdëshiruar në traditën e studimeve tona, por mbetet një konfirmim, sado i afërt, është domosdoshmëri”, shtoi ajo./abcnews.al