Mbreti Karli III dhe Mbretëresha Kamila panë momentet e fundit të garës së tyre me kuaj në Royal Ascot të enjten. I ngarkuar emocionalisht, Karli u shfaq i prekur kur u njoftua se kali i tyre kishte fituar garën.
Pasi fitoi, Zara Tindall emocionoi shikuesit kur bëri një fjalim duke iu referuar gjyshes së saj, Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth dhe Mbretit Karli III.
Kur u pyet se si ndihej për kalin e Mbretit Karlit III që fitoi një garë në Ascot, Zara tha: “Unë mendoj se sa krenare dhe e emocionuar do të ishte gjyshja jonë, Mbretëresha“.
Ajo vazhdoi, në fakt, duke thënë se prania e parë e Karlit si mbret në këtë institucion e mbush me entuziazëm.
Karli dhe Kamila, të cilët janë të dy ndjekës të zjarrtë të garave, shkruan: “Ne jemi të kënaqur të dimë se ky takim historik i garave vazhdon të ketë një ndikim kyç në industritë globale të garave.“/abcneews.al