Pasi i “parakaloi” në garën për titullin kampion të Premier League, “qytetarët” e Manchester City, duket se kanë sërish në shënjestër “topçinjtë” e Arsenal e kësaj here dëshirojnë t’i “rrëmbejnë” objektivin e merkatos së verës.
Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, fituesit e “tripletës” kanë vënë në shenjëstër të tyre, 24-vjeçarin e West Ham, Declan Rice, të cilin e shohin si “zëvendësuesin” perfekt të Ilkay Gundogan, me këtë të fundit që u transferua te Barcelona.
Ndryshe nga Arsenal, Manchester City mund ta mbyllë shumë më shpejt marrëveshjen me “çekiçët”, të cilët kërkon për Rice, 100 milionë paund, shifër kjo e përballueshme nga sheikët e “qytetarëve”. /i.m /abcnews.al