Foto ilustruese
Shërbimet e Policisë së portit të Durrësit iu kanë shkuar në ndihmë 4 tursitëve italianë që po lëviznin me një lundrues velierë drejt Korfuzit.
Mësohet se teksa ishin duke lundruar janë përplasur me një masiv rëre në afërsi të zonës së quajtur “Kepi i Rodonit”.
Turistët janë transportuar fillimisht me mjet lundrues në breg dhe më pas me ambulancë në spital, për të marrë asistencë mjekësore.
Për shkak të tronditjes, vijon të marrë asistencë mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi italian 48 vjeç, ndërsa 3 shtetasit e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
U përplasën me një masiv rëre, teksa lundronin në drejtim të Korfuzit, shërbimet e Policisë së portit të Durrësit iu shkojnë në ndihmë 4 turistëve italianë që po lëviznin me një mjet lundrues velierë.
Rreth orës 16:00, shërbimet e Policisë së portit të Durrësit, janë njoftuar se në afërsi të zonës së quajtur “Kepi i Rodonit”, një mjet lundrues velierë me të cilin lëviznin nga porti i Shëngjinit, drejt Korfuzit, 4 turistë italianë, kishte ngecur në det, për shkak të përplasjes me një masiv rëre.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me kolegët e GDF-së, iu kanë shkuar në ndihmë 4 turistëve italianë, të cilët janë transportuar fillimisht me mjet lundrues, në breg, dhe më pas me Ambulancë, në spital, për të marrë asistencën mjekësore.
Për shkak të tronditjes, vijon të marrë asistencë mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi italian A. R., 48 vjeç, ndërsa 3 shtetasit e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia e Durrësit fton qytetarët, turistët dhe pushuesit që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.r.t/abcnews.al