Nuk kanë të sosur sirenat arabe, pasi tashmë raportohet një tjetër ofertë e jashtëzakonshme në drejtim të një lojtari profesionist nga futbolli europian.
Këtë herë është radha e Alvaro Morata. Sulmuesi i Atletico Madrid, siç raporton “Daily Mail”, ka përfunduar në syrin e Al Hilal. Klubi saudit është duke përgatitur një ofertë kontraktuale me vlerë gati 50 milionë euro në sezon për ish-sulmuesin e Juventus.
Oferta dhe kontaktet e para ende nuk janë kryer, por së shpejti priten të reja në lidhje me këtë tratativë për sulmuesin spanjoll./h.ll/abcnews.al