Sot, në Nyon të Zvicrës, është mbajtur shorti i kualifikueseve të Champions League të turit të dytë. Në turin e parë, Partizani u njoh ditën e djeshme me kundërshtarin, ku do të përballet me BATE Borisov.
Shorti i turit të dytë ka vënë Partizanin në një përballje me skuadrën e Aris Limmasol, klubin qipriot. Pra, në rast se Partizani fiton ndaj Bate Borisov, do të ndeshet në turin e dytë me Aris Limmasol.
ndeshjet e para kualifikuese të turit të dytë do të luhen në datat 25 dhe 26 korrik, teksa të kthimit në datat 1 dhe 2 gusht.
Në rast se Partizani eliminohet në turin e parë të Champions League, atëherë do të luajë në turin e dytë të Conference League./h.ll/abcnews.al