Çfarë i pëshpëriti Kate Middleton djalit të saj George në ballkonin e Buckingham?

schedule09:05 - 21 Qershor, 2023

schedule 09:05 - 21 Qershor, 2023

Sa herë që ribashkohet familja mbretërore britanike, tërheq mediat ndërkombëtare. Princesha e Uellsit, Kate Middleton, së bashku me bashkëshortin e saj, Princin William dhe tre fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis, u shfaqën të shtunën e kaluar, më 17 qershor, në ballkonin e Buckinghamit si pjesë e Trooping the Colour.

Siç pritej, tre vëllezërit sa herë shfaqen së bashku, tërheqin me çdo lëvizje blicin e kamerave.

Fytyrat e lezetshme të Princit Louis kanë kënaqur edhe një herë fansat mbretërorë. Megjithatë, këtë herë sytë i tërhoqi edhe Princi George, i cili në një moment vuri dorën përpara për të tështirë. Më pas kamera e kapi princeshën Kate duke i thënë me butësi: “Shëndet”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!