Sekretari i Shtetit në Gjermani, Christian Lange, u prit sot në një takim nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Në këtë takim, sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Kuvendit, zyrtari gjerman pohoi se qeveria gjermane po lobon fort Bundestag për një “PO” për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.
Mes të tjerash, sekretari i shtetit gjerman pohoi se ishte i impresionuar nga reforma në drejtësi, ndërsa shtoi se me po këto ritme duhet të ecë edhe reforma zgjedhore.
Lange tha në takimin me kryeparlamentarin se Shqipëria dhe gjithë Ballkani Perëndimor janë në fokusin e veçantë të Gjermanisë. Ecuria e reformave në Shqipëri, sipas tij, është e suksesshme dhe kjo u konfirmua nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë.
Më 18 Tetor, Këshilli Europian pritet të japë vendimin lidhur me çeljen e negociatave te BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut./ABC News Albania 24/7