Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“U thye kodi i mikpritjes”, Çuçi: Muhaxhedinët nuk respektuan marrëveshjen, i keqardhur

schedule17:21 - 20 Qershor, 2023

schedule 17:21 - 20 Qershor, 2023

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka dalë në një konferencë për shtyp pas tensioneve të ditës së sotme në kampin e MEK, ku u lënduan disa anëtarë të kësaj organizate dhe efektivë policie.

Çuçi tha se njehet i keqardhur nga sjellja e muhaxhedinëve dhe se ata kanë thyer kodin e mikpritjes.

Pjesë nga fjala e Çuçit:

Ndjehem i indinjuar me reagimet e anëtarëve të MEK. I keqardhur sepse Shqipëria u ka ofruar atyre gjithçka që lidhet me strehimin e tyre me qëllim humanitar sipas marrëveshjes. I ka ofruar ndihme, siguri dhe madje mbrojtje ndaj kërcënimeve që vinin nga Irani.

Besoj se ata për më shumë se 3000 ditë kanë jetuar nën sigurinë tonë të plotë.

E paimagjinueshme dhuna e tyre ndaj Policisë së Shtetit. Jo vetëm që është shkelje ligjore për këdo që jeton në Shqipëri, por edhe njëlloj thyerje e kodit të mikpritjes që ne i kemi ofruar atyre.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!