Padyshim mesfushori më i mirë në Itali dhe një nga më të mirët në Europë. Nicolo Barella ka pasur gjithmonë një formë në rritje pothuajse çdo ndeshje, me një performancë fantastike ku vendos në pah karakteristikat e talentit të tij të jashtëzakonshëm. Kjo gjë vërtetohet qartë edhe me çmimin që mori në përfundim të sezoni, duke u shpallur si mesfushori më i mirë i Serie A.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, tre skuadra nga Anglia janë të gatshme për të tentuar shërbimet e mesfushorit italian. Liverpool, Manchester United dhe Chelsea kishin dërguar agjentë në finalen e Stambollit për të ndjekur nga afër Barellën dhe sigurisht që kishin mbetur të mahnitur nga performanca e tij.
Në fillim, Barella refuzoi Neëcastle, por tre klubet e tjera në fjalë kanë një impakt tjetër në botën e futbollit dhe janë pas gjurmëve të lojtarit zikaltër. Deri më tani, nuk ka ende një ofertë zyrtare dhe gjithashtu Inter e ka theksuar disa herë që ai nuk është aspak në merkato, madje cilësohet si një nga shtyllat e skuadrës./h.ll/abcnews.al