I ftuar në “Newsline” me Viol Xhafaj në ABC News ka qenë Ervis Çota, kryetar i Lëvizjes Rinore Egjiptiane dhe Rome.
Ai foli për diskrimimin në regjistrimin në shkolla për klasat e para, pasi sipas tij nxënësit po regjistrohen në shkolla që nuk i përkasin zonës së tyre pasi i shikojnë si më të mira duke braktisur ato të tyret.
Çota u shpreh se në shkollat ku ka ikje me të madhe të nxënësve janë ato që kanë në përberjen e tyre një përqindje të madhe të nxënësve nga komuniteti rom dhe egjiptian.
Sipas tij duhet një arsim më gjithëpërfshirës, por përpos thirrjeve që u janë bërë institucioneve ende nuk po bëhet asgjë.
“Nisur nga përvoja e vitit të kaluar, regjistrimi i fëmijëve në klasat e par ka hasur disa problematika, pasi është bërë online.
Ky sistem ka bërë që shumë shkolla 9-vjecare që të lejojnë regjistrimin e nxënësve që nuk janë në atë zonë banimi.
Nxënësit që largohen drejt shkollave që sipas tyre janë më të mira janë nxënësit që i përkasin komunitetit mazhorancë.
Këto largime janë nga shkollat ku ka një përqindje shumë të lartë të nxënësve nga komuniteti rom dhe egjiptian.
Kjo ka bërë që të popullohen disa shkolla, që sipas tyre janë më të mirë dhe këto shkolla që janë të populluara nga komuniteti rom, mezor hapin klasat e para dhe në momentin që e hapin, shumica e tyre i përkasin këtyre komuniteteve.
Nëse ky proces do të vazhdojë edhe këtë vit do krijojne një lloj selergimi të shkollave që do të jetë shumë e vështira ta zhbëjmë.
Apeli që ne i kemi bërë institucioneve arsimore është që ti qëndrojnë korrekt rregullores.
Janë 4 shkolla në Elbasan që kanë një shumice të nxënësve të komunitetit rom dhe egjiptian.
Vetëm duke zbatuar rregulloren do shmangim këtë lëvizje të tepruar të nxënësve” tha Çota.
Çota tha se vitet e fundit ka pasur një rritje të lehtë të nxënësve romë dhe egjiptianë në arsimin e detyruar dhe të mesëm.
Ai shton se numri është i konsiderueshëm deri në klasën e 5, më pas fillon një thyerje pasi shumë prej tyre e braktisin shkollën për arsye të ndryshme.
“Nëse i referohemi të dhënave zyrtare, kemi një rritje të lehtë të nxënësve romë dhe egjiptian në arsimin e detyruar dhe mesëm.
Numri më i lartë i frekuentimit është nga klasa e parë deri në klasën e 5, më pas ka një thyerje nga klasa e 6 deri në klasën e 9.
Ka një tendencë të lartë të braktisjes së shkollave për shkak të pamundësive ekomomike. Më shumë i prekur nga ky aspekt është komuniteti rom dhe më pak ai egjiptian.
Nxënësit e klasës 6 deri në 9 janë ata që braktisin në mënyrë masive arsimin.
Ky është një fenomen i shtrirë në të gjithë qarkun e Elbasanit.
Përmirësime ka pasur vetëm në arsimin e mesëm profesional, ku falë disa rregullimeve numri i nxënësve romë dhe egjiptian është shtuar” shtoi ai.r.t/abcnews.al