Ne cezma nuk ka pike uji.
Fshati Belorta ne Korce prej gati nje jave vuan mungesen e furnizimit me uje te pijshem.
Shkak eshte bere demtimi i rrjetit te ujesjelljesit nga rreshjet e rrembyra te shiut dite me pare.
Rreshqitja e dherave e gureve ka çarë tubacionet duke lene pa uje rreth 200 familje.
Ujin e pijshem po e sigurojne ne disa cezma publike apo e blejne ne marketet e Korces por problem mbetet uji per higjenen.
Ujesjellesi i ketij fshati nuk eshte ne pronesi te bashkise, por veteadministrohet nga banoret.
Keta te fundit shprehen se nuk mund te financojne deme kaq te medha ndaj kerkojne ndihme nga pushteti vendor.
Nga ndermarrja e sherbimeve publike jane derguar puntore per riparimin e defektit, por demtimet jane te shumta.