Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Më shumë të punësuar/ Shqipëria, pjesëmarrje rekord e popullsisë si forcë punëtore

schedule14:10 - 19 Qershor, 2023

schedule 14:10 - 19 Qershor, 2023

Shqipëria ka arritur nivelet më të larta për pjesëmarrjen e popullsisë si force punëtore. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave citojnë shifra në rritje të njerëzve të cilët janë në marrëdhënie pune apo janë duke kërkuar një punë, duke ulur kështu numrin e personave që janë ekonomikisht jo aktivë, përfshirë këtu studentët.

Sektori që ka kontribuar më shumë në rritjen e punësimit është ai i shërbimit, ndjekur nga bujqësia, ndërsa industria ka pësuar tkurrje. Në total jane mbi 5 mijë të punësuar më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Ndërkohë, gratë po marrin gjithmonë e më shumë pjesë në forcat e punës duke ngushtuar hendekun me burrat. Shkalla e punësimit për gratë u rrit me 2.6% më shumë se burrat në tre muajt e fundit.

Sipas raportit të fundit të Eurostat, Shqipëria ka përqindjen më të lartë të vetëpunësimit në Europë. Referuar shifrave,  41% e totalit të të punësuarve me arsim 8/9-vjeçar e fitojnë jetesën përmes vetëpunësimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!