Njësitë speciale serbe: Nuk hymë në territorin e Kosovës

schedule13:21 - 19 Qershor, 2023

schedule 13:21 - 19 Qershor, 2023

Komandanti i njësitit special të Policisë Ushtarake të Serbisë, që njihet si “Kobra”, ka hedhur poshtë pretendimet se pjesëtarët e kësaj njësie kanë hyrë në territorin e Kosovës.

Darko Gjoshiç i është përgjigjur akuzave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka pretenduar se pjesëtarët e policisë ushtarake të Forcave të Armatosura të Serbisë kanë kaluar pikën kufitare javën e kaluar dhe kanë rrëmbyer tre policë kosovarë në Leposaviq.

“Njësiti i Ushtrisë Serbe ‘Kobra’ nuk ka qenë i angazhuar në Kosovë. Kur të marrim urdhër për angazhim nga komandanti suprem Aleksandër Vuçiç, sigurisht që do ta zbatojmë urdhrin në tërësi”, ka thënë Gjoshiç.

Para disa ditësh qeveria e kosovës raportoi se janë marrë pengë nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës. Megjithatë, autoritetet serbe pretendojnë se ata janë “arrestuar” nga njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Serbisë.

Shtetet e QUINT-it kanë bërë thirrje për lirimin e policëve, ndërsa Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell ka paralajmëruar takim mes Kurtit e Vuçiqit këtë javë në Bruksel.

Asnjë nga liderët nuk i janë përgjigjur kësaj ftese për takim.