Presidenti kinez Xi Jinping u takua me Sekretarin e Shtetit vizitues të SHBA Antony Blinken në Pekin të hënën. Ky është një hap vendimtar drejt rregullimit të marrëdhënieve SHBA-Kinë, pasi ato u përplasën pas një mosmarrëveshje mbi një balonë spiune që u pikas mbi hapësirën ajrore amerikane.
Duke folur pas takimit 30 minutësh, Xi tha se shpresonte që Blinken do të jepte “kontribute më pozitive” për “stabilizimin” e lidhjeve midis Uashingtonit dhe Pekinit, raportoi media shtetërore. Ai tha gjithashtu se të dy vendet kishin bërë progres dhe kishin arritur marrëveshje për “disa çështje specifike”.
Kjo vjen pasi Blinken, i cili ndodhet në Kinë për ditën e dytë të takimeve, u takua me kryediplomatin kinez më herët të hënën dhe me ministrin e jashtëm Qin Gang të dielën. Ai është sekretari i parë amerikan i shtetit që viziton Kinën në pesë vjet, dhe gjithashtuzyrtari që viziton Kinën që kur Joe Biden mori detyrën në janar 2021./abcnews.al