Arrestohet një tjetër serb/ Ministri i Brendshëm i Kosovës: Sulmoi gazetarët

schedule19:24 - 17 Qershor, 2023

schedule 19:24 - 17 Qershor, 2023

KOSOVË– Është arrestuar një tjerët serb në veri të kosovës, nën akuzat që ka sulmuar gazetarët. Përmes një postimin në facebook, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka sqaruar se Dalibor Spasiç do të përballet me drejtësinë për sulmin e kryer ndaj gazetarëve në Jarinjë.

“Është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje edhe një sulmues i gazetarëve në veri, krimineli Dalibor Spasiç”, shkruan Zveçla në postim.

Një ditë më parë autoritetet policore arrestuan Nemanja Vllaskoviç për sulmin e kryer ndaj gazetarëve  në Leposaviq më 29 maj./ abcnews.al