Shëtitorja e Sarandës është kthyer në një ekspozitë pikture, nga artistë të shumtë nga të gjitha trevat shqiptare.
Kjo artiste shkodrane ka zgjedhur të bëjë bashkë qytetin e saj dhe atë të Sarandës.
“Jam paraqitur me këtë vepër, jam munduar të përcjell pak liqen e pak det. Të lidh qytetin tim të lindjes me vednin ku jemi këtu.”
Nasufe Rexhepi që ka ardhur nga Kumanova, dy vepra ia ka dedikuar detit tw Sarandws.
“Veprat e mia paraqesin detin e Sarandës. Është deti, dallgët që paraqiten në vepër.”
Piktorët nga trojet shqiptare kanë sjellë Sarandën në sytë e tyre, përmes artit. Edicioni i tretë i “Saranda Art Days” po mbahet gjatë javës së turizmit në Sarandë.
Për 7 ditë me radhë pushuesit e huaj dhe jo vetem, kanë mundësinë përmes panaireve, ekspozitave dhe koncerteve të njohin kulturën shqiptare.