Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është emëruar zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane. Kjo është detyra më e rëndësishme në DASH pas Sekretarit të Shtetit.
Diplomatja do të ushtrojë detyrën e re zyrtarisht nga data 10 korrik. Kim është në përfundim të mandatit si ambasadore në Tiranë dhe pritet të zëvendësohet nga David Kostelançik./abcnews.al