Luftëtari me besim për mbijetesën në Superligë

schedule14:49 - 15 Shtator, 2019

schedule 14:49 - 15 Shtator, 2019

Luftëtari ka shumë më tepër besim për mbijetesën në Superligë pas tri pikëve të marra ndaj Flamurtarit në Gjirokastër. Flasin trajneri Marantas dhe golshënuesi Fili.

Është thjesht një fitore që nuk ndryshon shumë gjëra, por sërish tepër e rëndësishme.

Luftëtari ndihet me shumë më tepër besim pas suksesit minimal 2-1 ndaj Flamurtarit, dhe mendon se e ardhmja mund të jetë më e mirë.

Trajneri Jorgos Marantas, që debutoi me fitore, nuk dëshiron të flasë për mbijetesën.

“Fitorja ishte e merituar, edhe pse erdhi në fund. Bëmë më shumë për të marrë tri pikët, ndonëse nuk jemi ende aty ku duhet. Do të punojmë që të përmirësohemi duke nisur nga ndeshja e ardhshme. Objektivi ynë është që të luftojmë në çdo sfidë, t’i marrim ndeshjet njërën pas tjetrës, dhe të mos mendojmë për shumë larg. Na duhen përforcime në janar”.

Më i miri në fushë për vendasit ishte Realdo Fili, sulmuesi që shënoi të dy golat.

Flamurtari vazhdon të mbajë fundin e tabelës, ende pa asnjë shpresë, dhe trajneri Sadedini theksoi se duhet të rregullojë qendrën e mbrojtjes, që për momentin po e ndëshkon më shumë se gjithçka tjetër skuadrën vlonjate. /ABC News Albania 24/7