Zbulohet topi i sezonit të ri nga Seria A!

schedule18:45 - 14 Qershor, 2023

schedule 18:45 - 14 Qershor, 2023

Seria A zbuloi topin me të cilin do të garojnë 20 skuadrat e ligës italiane gjatë sezonit 2023-24.

I quajtur “Orbita”, krijimi i Puma-s është frymëzuar nga trashëgimia italiane e motorsportit dhe do të përdoret në Serinë A, në Kupën e Italisë dhe në Superkupën.

Protagonistë në zbulim, mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni dhe sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud, të cilët prezantuan me shumë sukses topin që do ta përdorin më shumë në sezonin e ri. /G.D abcnews.al/