Sulmohet ekipi i medias në veri të Kosovës, dy të plagosur

schedule09:51 - 14 Qershor, 2023

schedule 09:51 - 14 Qershor, 2023

Në Zveçan është sulmuar me gurë ekipi i një televizioni teksa  po përcillnin zhvillimet e fundit në këtë komunë. Raportohet se disa persona të maskuar kanë sulmuar me gurë veturën derisa ishte në lëvizje dhe pasojë janë lënduar një gazetar dhe një kameraman.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës vazhdon të jetë i shqetësuar për ekipet e medieve që po raportojnë nga veriu i vendit dhe për këtë arsye u  bëjmë thirrje Policisë së Kosovës, dhe prezencës ndërkombëtare të krijojnë kushte më të mira për ta.

Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviç dhe në Zubin Potok.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur gjashtë policë të Kosovës dhe mbi 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe gazetarët. Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa anuluan edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi Prishtina refuzoi t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit.