Bërnabiç: Kurti po shkakton një përshkallëzim të ri për të shmangur detyrimet nga marrëveshja

schedule19:08 - 13 Qershor, 2023

schedule 19:08 - 13 Qershor, 2023

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, teksa komentoi ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, se ky është një provokim i ri në mënyrë që kryeministri Albin Kurti të shkaktojë një përshkallëzim të ri dhe një valë të re të dhunës dhe në këtë mënyrë të shmangë detyrimet nga marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, ku përfshihet edhe formimi i Asociacionit.

Bërnabiç, në një deklaratë për mediat në Londër, u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që ta ndihmojnë Beogradin të ruajë paqen dhe stabilitetin dhe të vazhdojë të insistojë në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve.

Ajo tha se dje ka biseduar me të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, se si të përmirësohet situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se kanë prekur edhe çështjen e Kosovës.

“Kurti jo vetëm që nuk e ka zbatuar Marrëveshjen e Brukselit”, por po bërë lëvizje drejtpërdrejt në kundërshtim me atë që thuhet në Marrëveshjen e Brukselit”, theksoi Bërnabiç./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!