Bashkimi Europian ka përgatitur një paketë sanskionesh për Kosovën pasi Qeveria e saj nuk ka marrë për bazë kërkesat e ndërkombëtarëve për uljen e tensioneve në Veri.
Kjo është ajo çfarë shkruan Radio Evropa e Lirë që citon burime të saj diplomatike pranë Brukselit. Sipas REL sanksionet do të përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga Bashkimi Europian dhe vendet anëtare. Do të ketë takime vetëm kur do të fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës dhe në hapat për zgjidhjen e saj.
Sipas Radios Evropa e Lirë një tjetër Sanksion ndaj Prishtinës Zyrtare do të jetë pezullimi i punës mes grupeve të Kosovës dhe Bashkimit Europian që janë krijuar në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.
Një takim i nën-komisionit për tregti, industri, doganë dhe taksa që duhej të mbahej më 8 qershor nuk është mbajtur dhe pritet pezullimi edhe takimi i nën komisionit për drejtësi, liri dhe siguri që ishte planifikuar të mbahej në datat 21 dhe 22 qershor.
Kjo paketë sanksionesh nga Brukseli pritet të prekë edhe ekonominë e Kosovës pasi do të ketë një pezullim të financimit nga ana e Bashkimit Europian sa i përket disa projekteve që Kosova ka paraqitur në kuadër të Fondit të Investimit për Ballkanin Perëndimor.
Bashkimi Europian do të ulë edhe nivelin pjesmarrjes publike ne zhvillime dhe ngjarje ku marrin pjesë anëtar të qeverisë së Kosvës.
Sipas Radios Evropa e Lirë të gjitha këto sanskione do të hiqeshin ndaj Kosovës në momentin kur Qeveria e saj të ndërmerrte hapat e duhur për të tërhequr trupat e policisë nga Komunat e Veriut dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja lokale në këto komuna.
Edhe zëdhënësi i Bashkimit Europian Peter Stano deklaroi nga Brukseli në një intervistë për Radion Evropa e Lirë këtë të martë se ekziston mundësia që të merren masa Kosovës duke qënë se nuk ka asnjë veprim të qeverisë së saj për ulje të tensioneve.
“Deri më tani nuk kemi parë asnjë hap të menjëhershëm dhe vendimtar nga kryeministri Kurti. Zhvillimet e fundit në veri të Kosovës vetëm dëshmojnë se përshkallëzimi po vazhdon dhe kjo shkon kundër interesave të Kosovës dhe të gjithë njerëzve në Kosovë.”
Petet Stano deklaroi se Bashkimit Eurpian ka ndarë me disa nga shtetet anëtare të bllokut disa nga masat që mund të ndërmerren ndaj Kosovës./abcnews.al