Kylian Mbappe del të flasë pas thashethemeve të raportuara dje nga “L’Equipe” dhe konfirmon qëllimin e tij për t’u larguar nga PSG.
LEXO EDHE: E konfirmon gazetari italian, PSG ultimatum Mbappes: Rinovo ose je në merkato
“Bordi i drejtuesve është informuar që nga 15 korriku 2022 për vendimin tim për të mos rinovuar përtej 2024, dhe letra e dërguar të hënën ka për qëllim vetëm të konfirmojë atë që u kisha thënë tashmë. Unë kurrë nuk kam diskutuar një zgjatje kontrate me PSG-në”, ka thënë sulmuesi francez në një deklaratë për “AFP”./ h.ll/abcnews.al