“LIMIT”/ Zbulohet gruaja, pjesë e 4 bandave kriminale

schedule21:02 - 14 Shtator, 2019

schedule 21:02 - 14 Shtator, 2019

ABC News ka siguruar dosjen e plotë të Prokurorisë për operacionin “Limit”, i cili goditi katër banda kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës, duke çuar pas hekurave 58 trafikantë.

Nga përgjimet e Prokurorisë, pjesë e këtyre bandave, që vepronin si një grup i strukturuar kriminal, rezulton të ketë qenë edhe një grua, me emrin Miranda, e cila është bashkëshortja e Genc Bamllarit, xhaxhait të kreut të një prej bandave, Olgert Bamllarit.

Në bisedën e zhvilluar bashkëshortja e Genc Bamllarit njofton një prej krerëve të këtyre bandave, Olgert Bamllarin, që të mos flasë më, sepse telefonat janë nën përgjim dhe se vetë asaj dhe Gencit i kishin sekuestruar celularin dhe kontrolluar shtëpinë.

Biseda mes Miranda Bamllarit dhe Olgert Bamllarit:

Miranda: Miranda jam

Olgert: E Miranda, çar bën? Si je?

Miranda: Hiç

Miranda: Sapo erdha nga puna dhe!

Olgert: Çarë

Miranda: Dëgjon o dëgjon, përgjohen telefonat tëra e!

Olgert: Hë?

Miranda: Edhe timin e kanë marrë, të Gencit e kanë marrë

Olgert: Po pse?

Miranda: Erdhën brenda, nuk e di. Nga telefonatat gjetën, s’kishte kallëzuar njëri…në drekë erdha.

Olgert: Erdhën në shpi

Miranda: Kontrolluan. Në shpi po…

Duket se në aktivitetin e tyre kriminal, për trafikimin e lëndëve narkotike janë përfshirë edhe familjarë të Olger Bamllarit./abcnews.al