Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar në përvjetorin e 24-të të çlirimit të Kosovës nga Serbia pas hyrjes së forcave të NATO-s.
Duke publikuar një fotografi të një ushtari amerikan dhe një helikopteri ushtarak, ambasada u shpreh se falë NATO-s, shumë kosovarë u kthyen në shtëpitë e tyre.
Sipas ambasadës, sot më shumë se kurrë, duhet të dihet rëndësia e ruajtjes së paqes në Kosovë.
“24 vjet më parë sot, shumë kosovarë mundën të kthehen në shtëpi, falë NATO-s, që solli paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe në rajon. Sot, më shumë se kurrë, duhet të kujtojmë rëndësinë e ruajtjes së paqes për një të ardhme demokratike dhe me prosperitet të Kosovës”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Twitter.
24 years ago today, many Kosovans were able to return home, thanks to @NATO, which brought peace and stability to #Kosovo and the region. Today, more than ever, we must remember the importance of maintaining peace for a democratic and prosperous future for Kosovo. pic.twitter.com/NjX8sDjKRJ
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) June 12, 2023