Inceneratori i Fierit/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për Kokën e Bllakon

schedule11:22 - 12 Qershor, 2023

schedule 11:22 - 12 Qershor, 2023

Prokuroria e posaçme kërkoi dënimin me 83 vite burg  për 15 personat e marrë të pendehur për ndëritmin e inceneratorit të Fierit përfshi ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ish-sekretarin Alqi Bllako dhe Arben Dervishajn në cilësinë e kolaudatorit të punimeve.

Për Kokën spak kërkoi dënimin me 10 vite heqje lirie për akuzën e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës e pastrimit të parave. Nëse ai gjendet fajtor do të vujë dënimin me 6.8 vite burg për shkak se është pranuar gjykimi i shkurtuar si dhe hejqen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vitet e ardhëshme. Ndërsa Bllakon prokuroria e akuzoi për korrupsion të zyrtarëve të lartë dhe shpërdorim detyre duke kërkuar dënimin me 7 vite burg dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënimin me 4.8 vite dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Edhe pse në seancën paraprake, gjykata rikualifikoi akuzën për ish-sekretarin e ministrisë së Mjedisit nga korrupsion I zyrtarëvë të lartë shtetërorë në korrupsion I zyrtarvë publike, spak nuk e mori parasysh. Avokati I tij mbrojtës Sokol Hazizaj e cilësoi kërkesën e prokurorisë së posaçme anti kushtetuese.

SINKRON AVOKATI SOKOL HAZIZAJ

Në seancën e së hënës, spak kërkoi dënimin me 4 vite edhe për Arben Dervishaj dhe nëse ai gjendet fajtor do të qëndrojë në burg për 2 vite e 8 muaj . Edhe për këtë të fundit spak ka ndryshuar akuzat nga “Korrupsion në sektorin privat” në “Korrupsion në sektorin publik”.

Ndërsa për administratorin e kompanisë, Klodian Zoto prokuroria I tha gjykatës që ta shpallë fajtor duke kërkuar dënimin me 8 vite burg, përveç akuzës së korrupsionit aktiv spak kërkoi dënimin e tij edhe për krijim të skemave fiktive me pasojë mashtrimin.

Për 3 të pandehurit e tjerë, Etleva Kondi, Arenc Myrtezani dhe Guiseppe Ceffaglione procesi u veçua për shkak se kërkuan gjykim të zakonshëm. SPAK thotë se për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit është vlerësuar në 60 milionë lekë.  Seanca e rradhës do të mbahet më 19 qershor ku avokatët do të të dorëzojnë mbrojtjen e më pas gjykata  pritet të japë vendimin.

PRETENCA PËR INCENERATORIN E FIERIT

Lefter Koka 10 vite   burg  6.8  gjykim i shkurtuar

Alqi Bllako  7 vite    burg  4.8  gjykim i shkurtuar

Klodian Zoto 12 vite   burg  8   gjykim i shkurtuar

Pëllumb Abeshi 4 vite burg  2.8  gjykim i shkurtuar

Arjola Kodra 3 vite    burg  2   gjykim i shkurtuar

Arben Dervishaj 4 vite burg  2.8  gjykim i shkurtuar

Loran Dusha 8 vite   burg  5.4  gjykim i shkurtuar

Arbër Denizi 7 vite     burg  4. 8 gjykim i shkurtuar

Florian Muçaj 3 vite    burg  2   gjykim i shkurtuar

Azem Shatëri 3 vite     burg  2  gjykim i shkurtuar

Erjon Murataj 4 vite     burg  2.8 gjykim i shkurtuar

Sabina Cenameri 4 vite  burg  2.8  gjykim i shkurtuar

Juri Imeraj 7 vite        burg 4.8 gjykim i shkurtuar

Regan Merdani 4 vite    burg 2.8 gjykim i shkurtuar

Gentian Zifla 4 vite      burg 2.8 gjykim i shkurtuar

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!