Sukses për shqiptarët në Mal të Zi, 6 deputetë në parlament/ “Evropa tani” fiton zgjedhjet

schedule10:30 - 12 Qershor, 2023

schedule 10:30 - 12 Qershor, 2023

Lëvizja “Europa Tani” e Presidentit aktual të Malit të Zi Jakov Milatoviq fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare qe u mbajten dje ne kete vend,  duke marrë 25.5 % të votave. Me kete rezultat kjo parti siguron 23 vende ne parlament.

Të dytët u renditen partite e Koalicionit “Së Bashku”, i kryesuar nga Partia Demokratike e Socialistëve e ish-presidentit Milo Gjukanoviç. Me  23 % te votave ky grupim merr 21 mandate deputetesh.

Koalicioni  “Për të ardhmen e Malit të Zi, e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus,  me 14.7% te votave siguron 13 deputete,  ndërsa koalcioni proeuropian I perbere nga Demokratët dhe Lëvizja Qytetare Ura e Dritan Abazoviç, sipas rezultateve paraprake te zgjedhjeve te djeshme ka arritur te kete 11 deputete ne parlamentin e ri te Malit te Zi. Ndersa demos me socialistet arriten te cojne 3 deputete ne parlament.

Rezultate mjaft te mira moren pakicat ne keto zgjedhje. Perfaqesimi i shqiptareve ne legjislativin e malit te zi pesoi nje rritje te ndjeshme.

Ne parlamentin e  ri do te jene 6 deputete shqiptare, 4 nga koalicionet shqiptare dhe 2 nga parti te tjera.

Konkretisht Nikolle Camaj dhe Ferhat Dinosha nga Forumi shqiptar, Genci Nimanbegu nga Aleanca shqiptare, Mehmet Zenka nga Unioni demokratik I shqiptareve qe ishte ne koalicion me Partine demokratike te socialisteve, Drita Llolla po nga DPS dhe ish kryeministri Dritan Abazovic nga levizja URA.

Pakicat boshnjake po ashtu zune 6 vende ne parlament, sipas rezultatit paraprak te zgjedhjeve te djeshme, ndersa kroatet siguruan vetem nje mandat.

Nje renie te theksuar pesuan ne keto zgjedhje grupimet pro serbe. Tre lista pro serbe nuk arriten te kapercejne pragun elektoral, duke mbetur jashte parlametit te Malit te zi.

Partia fituese Evropa tani , sikunder ishte parashikuar nga sondazhet, me 23 mandate ne parlamentin 81 vendesh te Malit te zi nuk ka shumicen e mjaftueshme per te formuar e vetme qeverine. Ndaj tashme kreu i saj Spajiç pritet te nise bisedimet per aleancat qe mund ti japin 41 mandatet e nevojshme per tu mandatuar per formimin e qeverise.

NDARJA E MANDATEVE ( paraprake) 

Evropa Tani                                 23 deputete

DPS                                               21 deputete

Per Ardhmerine e Malit te Zi   13 deputete

Becic-Abazovic                           11 deputete

Demos dhe socialistet                3 deputete

boshnjaket                                    6 deputete

Forumi shqiptar                           2 deputete

Aleanca shqiptare                       1 deputet

kroatet                                           1 deputet