U prangos me urdhër të SPAK për blerje votash, burg qytetarit nga Kavaja

schedule10:00 - 12 Qershor, 2023

schedule 10:00 - 12 Qershor, 2023

TIRANË- Gjykata e Posaçme  ka lënë në burg Klodian Kapidanin i arrestuar nga SPAK, për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Ai ka deklaruar para gjykatës se bisedat janë zhvilluar kryesisht me bashkëshorten e tij.

Ndërkohë Kapidani  i kërkoi gjykatës masë më të lehte  sigurie se arresti në burg me argumentin se ka një vajzë të mitur  2-vjeçare të sëmurë, për të cilën tha se duhet të përkujdeset, kërkesë e cila nuk iu pranua.

Ai u arrestua nga Prokuroria e Posaçme pasi akuzohet  për blerje votash në Kavajë, teksa u zbulua nga përgjimet telefonike. Këto përgjime kryheshin për shkak të një hetimi  për vepra të tjera penale që nuk lidhen me shit-blerje votash./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!