Largimi i argjentinasit Enzo Fernandez nga “shqiponjat” e Benfica gjatë merkatos së dimrit la një “boshllëk” të madh në mesfushës e portugezëve, “boshllëk” të cilin Presidenti Rui Costa e rregulloi me nisjen e merkatos së verës, teksa është mësuar se “luzitanët” kanë kryer transferimin e parë në këtë “fraksion” merkatoje.
“Shqiponjat” e Lisbonës siguruan për vlerën e 30 milionë eurove, “fantazistin” e mesfushës së Feyenoord, Orkun Kokcu, me turkun 22-vjeçar që ishtë protagonist absolut në shpalljen kampion të skuadrës nga Roterdami këtë sezon.
Kokcu siguroi një kontratë 5-vjeçarin me klubin nga Lisbona, por deri më tani akoma nuk janë bërë me dije të gjitha detajet e kontratës. Ndërkaq, kujtojmë se Kokcu ishte prej 9 vitesh pjesë e skuadrës së Feyenoord, teksa e kulmoi “aventurën” e tij me finalen e Conference League sezonin e shkuar, si dhe fitimin e titullit kampion këtë sezon. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i klubit:
✍️ Bem-vindo, Kökcü!
??? Welcome!#EuAmoOBenfica || #Kökcü pic.twitter.com/IJnRn5mP17
— SL Benfica (@SLBenfica) June 10, 2023