Me largimin e qendërmbrojtësit francez, Evan N’Dicka nga “shqiponjat” e Eintracht Frankfurt, si një lojtar i lirë sapo të mbarojë kontrata e tij më 30 qershor, skuadra gjermane është në kërkim të një “shtatlarti” të ri në prapavijë, që mund të zëvendësojë në mënyrën më të mirë të mundshme francezin.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat gjermane, skuadra e Frankfurt duket se nuk ka humbur aspak kohë dhe për të zëvendësuar francezin ka “piketuar” qendërmbrojtësin e Manchester United, Victor Lindelof.
Mirëpo, tekniku i “djajve të kuq”, Erik ten Hag e konsideron mbrojtësin suede si “të paprekshëm”, megjithatë “shqiponjat” e Frankfurt nuk kanë shfaqur deri më tani ndonjë shenjë dorëzimi dhe pritet që negociotat të intesifikohen me nisjen në mënyrë zyrtare të merkatos së verës. /i.m /abcnews.al