Prej disa ditësh tashmë në mediat po qarkullon lajmi se “topçinjtë” e Arsenal janë të interesuar për shërbimet e anësorit portugez të Manchester City, Joao Cancelo dhe me këtë të fundit pothuajse të larguar nga “Etihad”, lëvizja tek Arsenal mund të ndryshonte shumë karrierën e tij.
Tekniku Mikel Arteta e konsideron anësorin portugez tepër të rëndësishëm për skemat e tij sezonin e ardhshëm, e madje mund të arrijnë fitimin e Premier League dhe me Manchester City të gatshëm të shesin lojtarin gjithçka mund të përfundojë më shpejt seç duket.
Mirëpo, “problem” mund të konsiderohet çmimi i lojtarit, me “qytetarët” e Pep Guardiola, që nuk pranojnë më pak se 45 milionë paund për kartonin e “luzitanit”, megjithatë, por kontaktet mes skuadrës londineze dhe lojtarit vazhdojnë. /i.m /abcnews.al