Macron, Scholz dhe Duda takohen në Paris, fokusi Ukraina

schedule14:25 - 9 Qershor, 2023

schedule 14:25 - 9 Qershor, 2023

Presidenti Emmanuel Macron, Andrey Duda dhe kancelari Olaf Scholz do të takohen për të diskutuar ndihmën ushtarake dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën në një darkë pune të hënën në Elysee në kuadër të Trekëndëshit të Vajmarit, njoftoi sot Pallati Elysee.

Gjatë kësaj darke do të bëhen edhe përgatitjet për samitin e ardhshëm të NATO-s më 11 dhe 12 korrik në Vilnius, i cili do të ketë në fokus Ukrainën, si dhe për Këshillin Europian më 29 dhe 30 qershor.

Macron fillimisht do të zhvillojë një takim dypalësh me Dudën, vendi i të cilit është ndër mbështetësit më të vendosur të Ukrainës të agresionit rus dhe denoncon kërcënimet ruse në Europë.

Të tre liderët më pas do të diskutojnë së bashku gjatë darkës “koordinimin e nevojshëm europian për ndihmën ushtarake për Ukrainën për ta lejuar atë të kryejë kundërsulmimin e saj, si dhe për ndihmën humanitare, veçanërisht pas sulmit në digën Kahovka”, vuri në dukje Presidenca franceze në një deklaratë.

“Do të diskutohen gjithashtu garancitë e sigurisë që mund t’i jepen Ukrainës në afat të gjatë për të garantuar sovranitetin dhe integritetin e saj territorial,” shtoi Élysée.

Takimi i fundit i tre liderëve nën formën e Trekëndëshit të Vajmarit, një platformë për bisedime të rregullta midis Parisit, Berlinit dhe Varshavës, u mbajt më 19 shkurt në Gjermani me rastin e Konferencës së Sigurisë së Mynihut.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!