Dëshmia tronditëse e kolonelit rus: Mercenarët e Wagner po rrëmbejnë e përdhunojnë ushtarët e Putin

schedule11:52 - 9 Qershor, 2023

schedule 11:52 - 9 Qershor, 2023

Një kolonel rus ka pohuar se mercenarët e Wagner po përdhunojnë, rrëmbejnë dhe torturojnë ushtarët e Vladimir Putinit. Nënkoloneli Roman Venevitin, i cili u kap pranë qytetit  ukrainas të Bakhmut, pretendoi se ishte torturuar nga mercenarët Wagner, pavarësisht se ishte në të njëjtën anë të  luftës së  Rusisë.

“Mercenarët e Wagner vodhën dy tanke T-80, 4 topa, një kamion KAMAZ dhe automjete të blinduara”, tha Venevitin. Mercenarët e Ëagner i morën si trofe lufte [edhe pse supozohet se jemi në të njëjtën anë].

“Kishte rrëmbime të ushtarakëve tanë, ku ata u keqtrajtuan fizikisht dhe u poshtëruan. Një nga oficerët e vegjël të batalionit tonë u rrëmbye dhe u torturua. Ai u mbajt lakuriq në një dysheme të ftohtë në një bodrum.

Ata ia spërkatën sytë me acid dhe ai humbi përkohësisht shikimin. Po ashtu e lagën me benzinë dhe tentuan ta djegin”, rrëfeu zv/koloneli i ushtrisë ruse.

Më tej Venevitin shtoi: “Një nga ushtarakët u rrah dhe u përdhunua nga mercenarët. Ai nuk mundi t’i mbijetonte poshtërimit dhe vrau veten”.

Venevitin tha se ushtarët e rrëmbyer rusë iu kthyen ushtrisë së Putinit në këmbim të municioneve, të cilat Ëagner pretendon se ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu nuk i kishte siguruar.

“Ose ushtarët rusë u përdorën si skllevër për të ngarkuar trupat e vdekur dhe ushtarët e plagosur, ose u detyruan të nënshkruanin kontrata duke lënë ushtrinë për Wagner. Kjo dobësoi krahët rusë në Betejën e Bakhmutit”, deklaroi ai.

Venevitin tha se ai vetë ishte torturuar nga mercenarët Ëagner kur u rrëmbye. Forcat Ëagner e kishin akuzuar oficerin rus se kishte hapur zjarr ndaj tyre teksa po tërhiqeshin nga Bakhmuti.

“Unë u torturova brenda një bodrumi kur më kapën,” tha ai. “Më torturuan më keq se sa një ushtar rus i zemëruar do të trajtonte një ukrainas të robëruar.

“Më rrahën, më privuan nga gjumi, tri herë në natë më detyronin të dilja jashtë ku organizuan një ekzekutim duke pushkatuar skuadrën”.

/abcnews.al