Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka reaguar në lidhje me vendimin e Bashkimit Evropian për emigrantët.
Orban në reagimin e tij thekson se marrëveshja e re e ministrave të brendshëm evropianë për reformën e politikës së migracionit është e papranueshme.
“Brukseli po abuzon me pushtetin e tij. Ata duan të ‘zhvendosin’ emigrantët në Hungari me dhunë,” ka thënë Orbán.
Ndërkaq kujtojmë se ministrat e Punëve të Brendshme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për ndryshimin e sistemit të azilit, i cili përfshin edhe ndarjen e përgjegjësisë kur bëhet fjalë për emigrantët që hyjnë në Evropë pa leje./abcnews.al