Peshkaqeni sulmon për vdekje 24 vjeçarin rus në Egjipt

schedule10:35 - 9 Qershor, 2023

schedule 10:35 - 9 Qershor, 2023

Një 24 vjeçar rus u sulmua për vdekje nga një peshkaqen teksa ndodhej në brigjet egjiptiane në Detin e Kuq. Autoritetet thanë se i riu u sulmua nga një peshkaqen në ujërat pranë Hurghada.

Një video që po qarkullon në internet tregon të riun teksa po lahet në ujë përpara se të sulmohej nga peshkaqeni që vinte përreth dhe më pas e tërheq zvarrë poshtë.

Njerëzit kanë nxituar për të shpëtuan të riun por nuk mundën të bënin dot asgjë. Sulmet e peshkaqenëve janë të rralla në rajonet bregdetare të Detit të Kuq.

Në vitin 2022, megjithatë, dy gra – një austriake dhe një rumune – ndërruan jetë brenda disa ditësh nga njëra-tjetra pasi u sulmuan nga peshkaqenët në Hurghada./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!