Karim Benzema ka folur për arsyen e kalimit në Al-Ittihad.
Në një intervistë për kanalin e klubit, sulmuesi iu përgjigj pyetjes se pse vendosi të transferohej në Arabinë Saudite.
“Sepse unë jam musliman dhe ky është një vend mysliman dhe gjithmonë kam dashur të jetoj këtu”, tha francezi.
Kontrata e futbollistit 35-vjeçar me Al-Ittihad është llogaritur deri në vitin 2026. Më herët u bë e ditur se Karim do të fitojë 100 milionë euro në vit në klubin e ri. /G.D abcnews.al/