Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA/ Vdes Margaret Hamilton, pionierja amerikane e programit ”Apollo”

schedule16:28 - 8 Tetor, 2026

schedule 16:28 - 8 Tetor, 2026

Margaret Hamilton, shkencëtarja amerikane që drejtoi zhvillimin e sistemit informatik të përdorur në programin hënor ”Apollo”, vdiq në moshën 90-vjeçare, njoftoi Instituti i Teknologjisë së Massachusetts (MIT), ku ajo punoi për gati dy dekada.

“Margaret Hamilton, një shkencëtare kompjuterike me ndikim të jashtëzakonshëm, e njohur për drejtimin e ekipit përgjegjës për zhvillimin e sistemit informatik në MIT gjatë programit ‘Apollo’ të NASA-s, ndërroi jetë më 30 shtator. Ajo ishte 90 vjeçe”, njoftoi MIT në faqen e tij.

Administratori i NASA-s, Jared Isaacman, e cilësoi Hamilton një “pioniere, puna e së cilës ndihmoi të bëhej i mundur programi ‘Apollo’ dhe udhëtimet e para të njerëzimit drejt Hënës”.



“Mënyra më e mirë për të nderuar trashëgiminë e saj është të vazhdojmë aty ku brezi i saj u ndal dhe të mos pushojmë së shkuari përpara”, shkroi Isaacman në rrjetin social X.

Programi ”Apollo” iu mundësoi Shteteve të Bashkuara të fitonin garën me Bashkimin Sovjetik për eksplorimin e Hënës gjatë viteve 1960 dhe 1970.

Misioni ”Apollo 11” realizoi uljen e parë të njerëzve në Hënë në vitin 1969.

E lindur në vitin 1936 në Indiana, Margaret Hamilton studioi matematikë përpara se të punonte në departamentin e meteorologjisë të MIT-it dhe më pas në projektet e para amerikane të mbrojtjes ajrore.

Në vitin 1965, ajo iu bashkua laboratorit Instrumentation Laboratory të MIT-it, i cili punonte në zhvillimin e instrumenteve aeronautike dhe kërkonte specialistë për krijimin e një programi kompjuterik që do të mundësonte dërgimin e njerëzve në Hënë.

E intriguar nga sfida, Hamilton u punësua si programuesja e parë e programit ”Apollo” në MIT, duke u bërë njëkohësisht gruaja e parë programuese e këtij projekti.

Në vitin 1968, ajo drejtonte ekipin përgjegjës për zhvillimin e softuerit të programit hënor. Puna e saj luajti një rol të rëndësishëm në funksionimin e kompjuterit udhëzues të ”Apollo”-s, veçanërisht gjatë uljes së ”Apollo 11” në Hënë.

Në vitin 1976, Hamilton u largua nga MIT për të themeluar kompaninë e saj të informatikës.

Ajo u shndërrua në një prej figurave më të njohura të grave në shkencë dhe informatikë.

Imazhi i saj pranë një pirgu të madh me kod kompjuterik, pothuajse sa vetë ajo, u bë një nga fotografitë më ikonike të historisë së programimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!