Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland ka ndarë pritshmëritë e tij për finalen e ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Interit.
Norvegjezi vuri në dukje se ishte gjithmonë ëndrra e tij për të marrë pjesë në finalen e Ligës së Kampionëve, por para së gjithash, ju duhet të keni sukses.
“Sezoni ynë ka qenë fantastik dhe duam ta përfundojmë sa më me sukses. Na pret një ndeshje e vështirë ndaj një skuadre kaq të madhe si Interi, por ne duam të fitojmë dhe do të bëjmë më të mirën për këtë”, citon gazetari Gianluca Di Marzio.
Finalja e Champions League do të zhvillohet të shtunën më 10 qershor. /G.D abcnews.al/