Zëvendëskryeministri Erjon Brace është shprehur skeptik në lidhje me një pakt të mundshëm mes kryeministrit Rama dhe kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në studion e Mbrëmje në ABC News të Mirela Milorit Braçe u shpreh:
Milori: Nëse do kishte një pakt Rama-Basha për të kaluar situatën që po kalon vendi, si mendoni?
Braçe: Nuk e di fare dhe nuk mund të them jam dakord apo jo.
Milori: Nuk e keni dëgjuar?
Braçe: Nuk e di pse duhet ta dëgjoj. kur ulem diku nuk dëgjoj fare.
Milori: Për një pakt tjetër Rama-Basha për të kaluar situatën dhe ngërçin politik që po kalon vendi?
Braçe: Për çfarë ngërçi Mirela?
Milori: Se jeni vetëm.
Braçe: Ç’domethënë vetëm? Për çfarë ngërçi Mirela? Ky që përmendët ju. Atje ishte mundësia të fitonin ato bashki që mund të fitonin. Kemi sot ca bashki që mund t’i fitonim ose jo. Aty ishin zgjedhjet, aty populli, bënë fushatë, jo si fuahta jonë që komunikojmë e marrim angazhime, jo këtë, bëri fushtë të egër gjuajti me molotov, fishekzjarre, digj mure, e shkolla, të kishin hyrë në zgjedhje. Kjo historia që ky hyri vetëm se ky nuk hyri, nuk ka asnjë vlerë. Kjo histori që jeni vetëm ju jo, se ai del përditë në TV, këtë rrugë ka zgjedhur nuk do të jetë institucionale, nuk do të jetë kushteuese, do të jetë subjekt televiziv. Nuk mund ta marrim përdore dhe t’i themi që t’i duhet të jesh brenda institucioneve. Kjo pjesë nuk është as punë është një gjë e parë si njëherë si plak dhe njëherë si çuni i plakut. /abcnews.al