Shpërthimi i digës, Sunak: Do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme

schedule14:15 - 8 Qershor, 2023

schedule 14:15 - 8 Qershor, 2023

Rishi Sunak ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar po ndihmon në përpjekjet për të mbështetur vendin pas përmbytjeve që kanë prekur vendin si pasojë e shpërthimit të digës.

Ne jemi ende duke përcaktuar shkakun e shpërthimit në digën në Ukrainë.  Por unë dua që njerëzit të dinë se ne po bëjmë pjesën tonë për të mbështetur ukrainasit të gjejnë shkakun.

“Ky është një akt i tmerrshëm dhe qindra mijëra njerëz po preken prej tij. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje për Ukrainën. Ne jemi në dialog të vazhdueshëm për të siguruar mbështetjen tonë për sa kohë që ata të kenë nevojë,” tha ai.

Sunak gjithashtu foli edhe për deklaratën e ish-presidentit rus Dmitry Medvedev se përfshirja ushtarake e Mbretërisë së Bashkuar në Ukrainë e bëri atë një objektiv legjitim.

“Askush nuk bëri asgjë për të justifikuar faktin se Rusia vendosi të pushtojë në mënyrë të njëanshme një vend tjetër, duke shkaktuar vuajtje të mëdha për popullin e saj.

“Ajo që keni parë në të vërtetë është një reagim nga vendet kudo, nga Amerika në Paqësor, vende që janë bashkuar për të ofruar mbështetje të rëndësishme ushtarake, ekonomike dhe humanitare për Ukrainën dhe popullin e saj.

“Sepse vlerat që ne mbrojmë, demokracia, liria, shteti ligjor janë universale, ato vlejnë për të gjithë ne. Dhe kur ata sfidohen në mënyrën se si i ka sfiduar Rusia, është e drejtë që ne të bashkohemi për t’i mbrojtur ata.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!