Lavrov: Moska, mirënjohëse ndaj kombeve afrikane që nuk iu bashkuan fushatës anti-ruse

schedule09:45 - 8 Qershor, 2023

schedule 09:45 - 8 Qershor, 2023

“Moska është mirënjohëse ndaj partnerëve të saj afrikanë që refuzuan t’i bashkohen fushatës anti-ruse”.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, shkruan Tass.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për partnerët tanë afrikanë, të cilët nuk e kanë lënë veten të tërhiqen në fushatën anti-ruse dhe që kanë marrë një pozicion të balancuar për krizën e sigurisë evropiane”, tha Lavrov.

Kryediplomati deklaroi se ndërsa Rusia dhe Afrika po forcojnë pozitat e tyre “si qendra të një bote shumëpolare, mundësi shtesë po hapen për zhvillimin e lidhjeve tona”.

“Si miq të vërtetë, ne po ndërtojmë bashkëpunim mbi bazën e barazisë, respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme”, theksoi ai. “Rusia ofron ndihmë të ndershme për vendet e kontinentit në forcimin e sovranitetit të tyre, sigurimin e sigurisë dhe rritjes ekonomike”, tha ai.

“Kjo është ajo ku ne dallojmë rrënjësisht nga Perëndimi kolektiv, i cili ka dështuar të heqë kompleksin e tij të superioritetit dhe kërkon të përjetësojë praktikat neokoloniale,” shtoi Lavrov./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!