Kryetarët Atiç dhe Peci bisedojnë për zgjidhjen e problemeve në veri të vendit

schedule15:52 - 7 Qershor, 2023

schedule 15:52 - 7 Qershor, 2023

Kryetari i Komunës së Mitrovicës veriore, Erden Atiç dhe ai i Zveçanit, Ilir Peci kanë biseduar sot për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve në komunat në veri të vendit.

Ishte Atiç që njoftoi se ka pritur në një takim të parin e Zveçanit, Ilir Peci.

“Z. Ilir Peci e urova për mandatin në krye të Zveçanit dhe i urova punë të mbarë. Së bashku diskutuam për sfidat dhe problematikat me të cilat përballen qytetarët e komunave tona dhe biseduam për zgjidhjet për ato probleme. Në këto komuna nuk është menduar asnjëherë për qytetarin dhe se janë lënë shumë mbrapa shërbimet publike”, ka shkruar ai.

Atiç ka theksuar se komunat në veri të vendit, të cilat tashmë kanë kryetarë shqiptarë, do të bëhen të qytetarëve dhe do të jenë vende të banueshme ku normalisht do të zhvillohet jeta sikur në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

/KosovaPress