Detaje për qeverinë e re austriake

schedule11:57 - 19 Dhjetor, 2017

schedule 11:57 - 19 Dhjetor, 2017

Bashkimi Europian monitoron me shqetësim qeverinë e re austriake e cila është në duart e disa ministrave të ekstremit të djathtë. Ndërsa frika më e madhe përqendrohet në rilindjen e lëvizjeve populiste.

Në një kohë që mediat ndërkombëtare shohin të alarmuara kthesën djathtas të Austrisë, para rezidencës së kreut të shtetit në Vjenë nuk kishte më dhe aq shumë protestues. Forcat e rendit raportuan për mesë mijë persona, ndërsa organizatorët për më shumë se dhjetë mijë. Gjithësesi ishin shumë më pak se ata që protestuan në viti 200 kundër koalicionit qeverisës të Partisë popullore të OVP-së dhe nacionalistëve të FPO-së. Presidenti Aleksandës Van Der Bellen gjatë fjalimit të tij prezantues të qeverisë së re u shpreh se pavarësisht marrëveshjes së arritur me kryeministrit të ri Sebastian Kurz dhe kreut të nacionalistëve, Strache, vendi do të vazhdojë në rrugën e tij europiane si dhe me respektimin e ndarjes së pushtetit. presidenti austriak zgjodhi një fjalim ngushëllues, sepse zërat dhe jashtë austrisë ishin shumë shqetësues. Gjermania “Spiegel online” shkruante një ditë më parë se ka shumë mundësi që qeveria e re austriake të vazhdojë me politikën europiane të mëëparshme, meqënëse kohët e fundit vendi është rreshtuar më shimë pranë Varshavës dhe Budapestit se sa Brukselit.

Kryeminiostri i ri u betua me ekstremin e djathtë në qeveri ndërsa Brukseli deklaroi se do të monitorojë situatën pa dhënë ndonjë alarm edhe pse rreziku për rilindjen e lëvizjeve populiste nuk është për t’u nënvlerësuar.

Fakt është se në qeverinë e re austriake ka ministra me cv kontroverse duke filluar nga vetë Strache. Kur ishte i ri ai kishte kontakte me neonazistët. Ndërsa ministri i ri i mbrojtjes, dhe ai nga rradhët e nacionalistëve dikur kishte kontakte me ekstremin e djathtë. Madje Kunasek në të kaluarën ka shpërndarë lajme të rreme si për shembull për ndërtimin e xhamive në vend me buxhetin e fondit publik. Por sipas ekspertëve, personazhi më kontrovers është Annelise Kitzmüller, nënkryetare e parlamentit e cila përvec qëndrimit të saj të hapur homofobik, është anëtare e dy organizatave feminist të lidhura me kultin e paganizmit gjermanik.

Ministria e jshtme është ndarë pasi kompetencat për politikën europiane janë në duart e përfaqësuesit të partisë popullore Gernot Blümel. Kryeministri i ri premtoi se Austria nuk do të dalë nga Bashkimi Europian, ndërsa nga Brukseli reaguan duke thënë se për këtë fakt as nuk diuhej të flitej./abcnews.al