Njohja e sigurimeve shoqërore të emigrantëve në Itali dhe Greqi, flet Bushati

schedule11:33 - 12 Shtator, 2019

schedule 11:33 - 12 Shtator, 2019

Këtë të enjte në seancën parlamentare u diskutua projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për mbrojtjen shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kanadasë.

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, tha se ky është një lajm shumë pozitiv për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, pasi për këtë marrëveshje është bërë një punë voluminoze.

Bushati foli edhe për marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Italinë dhe Greqinë. Ai u shpreh se shteti shqiptar e ka ngritur këtë çështje në nivelet më të larta. Sipas tij, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve këto dy vende hezitojnë për këtë marrëveshje.

“Nuk ka asnjë pengesë të karakterit politik nga Italia dhe Greqia për të shkuar në një marrëveshje të ngjashme, por siç u tha këtu me numra ndoshta pak të ekzagjeruara shifrat në Itali dhe Greqi janë shumë herë më të lartë dhe është kjo arsyeja që ka hezitim për shkak të aftësisë për të përballuar detyrimet që burojnë nga kjo marrëveshje. Qoftë nga Italia, ashtu edhe nga Greqia, pavarësisht se vijimësisht këto çështje janë ngritur në të gjitha nivelet e shtetit shqiptar duke filluar nga kryeministri e të gjithë tjerët”, tha Bushati.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!