Kina ka shprehur shqetësimin për dëmtimin e digës hidroelektrike të Kakhovka për shkak të “ndikimeve humanitare, ekonomike dhe ekologjike që do të vijnë si pasojë e shpërthimit të saj.
Duke komentuar këtë çështje, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin tha se Pekini u kërkon “të gjitha palëve në konflikt të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar dhe të bëjnë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur sigurinë e civilëve dhe strukturave civile”.
“Pozicioni i Kinës për krizën ukrainase “ka qenë gjithmonë i qartë” dhe shpresa është se “të gjitha palët janë të përkushtuara për një zgjidhje politike dhe një lehtësim të tensioneve,” tha ai.
/abcnews.al